Thiago Motta do jetë trajneri i ri i Juventusit dhe firma në kontratë do jetë deri në vitin 2027. Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano konfirmon se 41-vjeçari dhe klubi bardhezi kanë rënë dakord për të nënshkruar sot, teksa konfirmimi do vijë gjatë javës.
Aktualisht italo-braziliani është në Portugali me pushime dhe akordi është gjetur prej kohësh, teksa ai u largua nga Bologna duke lënë klubin me një vend në Champions League edicionin që vjen.
Gjatë sezonit të fundit, Motta e drejtoi Bolognan në 42 ndeshje mes Serie A dhe Kupës së Italisë, ndërsa koleksionoi 21 fitore, 14 humbje dhe shtatë barazime, për një mesatare pikësh 1.83 për ndeshje.
I njohur për aktivizimin me Barcelonën, Atletico Madrid, Genoan, Interin dhe PSG-në, prej 2018 ai është fokusuar te trajningu dhe po ngjit shkallët drejt suksesit.