Konfiskohen në portin e Anconës në Itali, pajisje mbrojtëse mjekësore me marka të falsifikuar të prodhuara në Shqipëri

Konfiskohen në portin e Anconës në Itali, pajisje mbrojtëse mjekësore me marka të falsifikuar të prodhuara në Shqipëri

Një kamion që vinte nga Shqipëria dhe që transportonte më shumë se 12 mijë pajisje mbrojtëse, me markë CE të falsifikuar, të destinuara për një kompani nga Verona, u ndalua dhe u sekustrua në portin e Anconës.

Kamioni po transportonte 2300 këmisha mjekësore dhe 10 mijë kapele mbrojtëse.

Masa e sekuestros u vendos nga zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve (ADM) dhe nga Zyra e Doganave në portin e Ankonës.

Pajisjet e parregullta mbrojtëse, të prodhuara në Shqipëri, kishin markën CE të falsifikuar, që u konstatua sapo kamioni zbarkoi nga një traget që vinte nga porti i Durrësit, dhe ngarkesa ishte e destinuar për një pregtar në provincën e Veronës.

Duke analizuar bazat e të dhënave, doganierët, pas kryerjes së kontrolleve të kujdesshme mbi mallrat dhe dokumentacionin mbështetës, gjetën se produktet kishin markë të falsifikuar.

Shenja CE paraqet në fakt për konsumatorin një garanci të konformitetit të produkteve mbi të cilat është vendosur, duke dëshmuar cilësinë dhe sigurinë e tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës