Konflikt jashtë lokalit në Romë, 38 vjeçari shqiptar qëllon me armë zjarri ndaj ish gruas

Konflikt jashtë lokalit në Romë, 38 vjeçari shqiptar qëllon me armë zjarri ndaj ish gruas

Momenti i ndërhyrjes së policisë

Një 38 vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme nga policia italiane në Romë pasi qëlloi me armë zjarri drejt ish bashkëshortes së tij. Ngjarja ka ndodhur rreth tre ditë më parë në një lokal të Romës, ku 38 vjeçari mbërriti me makinë, nxorri armën e zjarrit dhe qëlloi drejt ish gruas së tij që gjendej në të njëjtin lokal. Fatmirësisht plumbi kapi vetëm xhamin e lokalit, duke mos shkaktuar dëme të tjera në njerëz, shkruajnë mediat italiane.

Pas ngjarjes, shqiptari u arratis drejt banesës së tij që ndodhej në zonën e Battistinit. Gjatë kontrollit të karabinierëve, 38 vjeçari u gjet i fshehur në dollapin e rrobave. Më herët ai ishte arrestuar në vitin 2021 për keqtrajtim të ish gruas së tij.

Një tjetër person u hetua në gjendje të lirë pasi ishte me 38 vjeçarin shqiptar në momentin që ky i fundit sulmoi ish gruan e tij.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?