Konflikt me armë zjarri në Elbasan, autori i ikën policisë/EMRI

Konflikt me armë zjarri në Elbasan, autori i ikën policisë/EMRI

Arma e sekuestruar në Elbasan

Një konflikt mes dy të rinjve në Elbasan është parandaluar nga Policia, pasi mund të kishte përfunduar tragjikisht.

Enea Verushi, 25 vjeç, "Brigada 17 Sulmuesi", Elbasan, ka kanosur me armë zjarri A.Sh 32 vjeç, banues në Elbasan. Sipas policisë sherri mes dy të rinjve ka nisur pas një konflikti banal.

Shërbimet e Policisë Elbasan, kanë marrë njoftim se në lagjen "Shënkoll", Elbasan, ka një konflikt mes dy të rinjëve, ku njëri prej tyre dyshohet se ka dhe armë zjarri.

25 vjeçari Verushi sapo ka parë policinë të vijë në vendin e ngjarjes ka lëshuar pistolenën dhe është larguar me shpejtësi.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip "Pushkë", dhe 7 fisheke.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme për veprat penale "Kanosja" "Prishja e qetësisë publike", " Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit" të parashikuar nga nenet 84, 274, dhe 278, të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë