VLORË- Një 57-vjeçar me iniciale M.K. dhe një 30-vjeçar me iniciale K.K, babë e bir janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se në Dhërmi, ata kanë goditur me sende të forta 3 persona.
3 personat, një 31-vjeçar me iniciale N.L , një40-vjeçar me iniciale G.D. dhe një 21-vjeçar me iniciale O.Z., të tre nga Tiranë kanë marrë lëndime si pasojë e goditjes dhe po marrin mjekim në Spitalin e Traumës.
Po ashtu, është bërë e mundur arrestimi i njëprej personave që ka qenë i pranishëm në konflikt dhe nuk ka kallëzuar ngjarjen. I arrestuari është një 28-vjeçar me iniciale M.B.

Vijon puna për kapjen e autorëve , materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
S.C/Shqiptarja.comKomente

