Një konflikt mes dy personave u regjistrua mbrëmjen e sotme në fshatin Llakatund në Vlorë.

Një person i armatosur ka shkuar në banesën e një tjetri dhe e ka kërcënuar me armë gjahu por fatmirësisht nuk ka përfunduar në përdorimin e saj.

Nuk dihen ende rrethanat apo shkaqet e kësaj ngjarje teksa policia ka ndërhyrë duke e arrestuar.

Gjithashtu efektivët sekuestruan dhe armën e gjahut.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.