Konflikt mes të rinjve në Sauk, kandidati për deputet i LSI-së në Tiranë dhe dy vëllezërit e tij mbeten të plagosur! Shkak për sherrin bëhet një vajzë

TIRANË- Kandidati për deputet i LSI-së në Tiranë, Klodian Doka, 30-vjeç, i renditur i 32-ti në listë, ka mbetur i plagosur së bashku me dy vëllezërit e tij pas një sherri të përfshirë me disa të rinj të tjerë në Sauk.

Si pasojë e konfliktit mes të rinjve, ka mbetur i plagosur lehtë me sende të forta shtetasi Klodian Doka, dhe Eltion Doka, 23-vjeç, ndërkohë që është plagosur me thikë Roland Doka, 27-vjeç i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, të tre vëllezër.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës, pranë zyrave elektorale të LSI-së dhe shkak për përplasjen e tyre mësohet se është bërë sherri për një vajzë.

Nga ana tjetër u bë e mundur identifikimi i personave të dyshuar të kësaj ngjarje dhe u shpallën në kërkim shtetasit Eni Sada, Albor Mulgeci dhe Sokol Kryeziu. Gjthashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Kanosja’ shtetasi Basri Hakcani  pasi me datë 17.04.2021 ka kanosur dhe kërcënuar  shtetasin Klodian Doka.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 18/04/2021 17:25

    Kurvarët e LSI-së në betejë...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja