Konflikte me “Rigoletto”-n
shfaqet nga 21-25 Janar 

Konflikte me “Rigoletto”-n<br />shfaqet nga 21-25 Janar 
Opera “Rigoletto” e Verdit do të ngjitet në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit nga datat 21-25 janar 2016. Kjo është edhe vepra e parë që do të hapë kalendarin artistik për këtë vit.

Nën regjinë e Nikolin Gurakuqit, i cili e vendos këtë vepër për herë të tretë, por me një koncept të ri dhe nën dirigjimin e Maestro Manuel Busto, pritet që publiku të shoh një version modern të saj, për të treguar se akoma sot asgjë s’ka ndryshuar në marrëdhëniet mes të fortit dhe viktimës së pafajshme dhe pushtetit e korrupsionit...

Në fund pushteti i ndëshkimit nuk do të bjerë mbi të korruptuarin, por mbi viktimën e tij, sipas regjisorit Nikolin Gurakuqi. Kasti do të përbëhet nga shumë artiste, ku në rolet kryesore do të rikthehet Linda Kazani, soprano e talentuar shqiptare që vazhdon aktivitetin e saj në Austri, Zana Abazi, soprano nga Kosova, si dhe solistja e TKOB, Ramona Tullumani.

Në rolin e Rigolettos do të jetë baritoni Gotcha Abdulaze dhe Ylber Gjini dhe në rolin e Dukës do të këndojë Jenish Ysmanov, tenori i cili interpretoi edhe tek “La Boheme” në dhjetor të 2015. Jenish Ysmanov për shkak të një konflikti që ka ndodhur në Teatrin e Operës dhe Baletit me tenorin Armand Kllogjeri do të këndojë i vetëm katër netë rresht rolin e Dukës së Mantovës.

Drejtori i TKOB dje në konferencën për median u shpreh se “Procesi i punës i artistit është tepër i vështirë ndaj dhe mirëkuptimi me artistët duhet të jetë maksimal”, duke i dhënë një nënkuptim situatës së krijuar me këto fjalë, “se në përgjithësi ka artistë që i përballojnë të gjithë këtë punë, me oshilacionet dhe me problemet dhe dikush reziston dhe dikush nuk reziston”.

ilir kerni

Kerni ka dhënë pak shpjegime për dorëheqjen e Kllogjerit që la provat në mes, por ka shtuar se artisti mund të rikthehet. “Ky teatër do të tregoj se përsëri, se nëse do të jenë dakord krijuesit dhe dirigjenti artistik, Kllogjeri është prapë i ftuar të jetë në teatër”, tha Kerni. Ndërsa drejtoresha artistike Abigulea Voshtina, nuk ka dëshirë ta trajtojë me median dorëheqjen e Kllogjerit.

Duke u thënë gazetarëve se priste pyetje artistike, ajo la të nënkuptohej se konflikti ka qenë për mospranimin e partnerëve, me të cilët këndonte dhe moslidhja e kontratës. “Kontrata mund të firmosen në ditën e parë ose të dhjetë, pak rëndësi ka, dhe nuk ka rëndësi se kush do të jetë kasti i parë, i dytë i tretë. Deri në provën gjenerale nuk vendoset, se edhe ylli më i madh në botë mund të më sëmuret këtu”, tha Voshtina, duke shtuar se Klogjeri “ka pasur pretendime, ego e tepruar artistike.

Skena tregon kushdo kush është, drejtoria ka qenë e gjerë nuk mund të diskutojmë kontratën e Armand Kllogjerit. Shikoj se është bërë një pyetje artistike dhe dy pyetje të tjera vetëm për Klogjerin. Armando ka lënë provat përgjysmë. Është një rol që nuk mund të mbahet i vetëm”, tha Voshtina.

rigoleto


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet e Javës Kulturore Evropiane nisin nga Shkodra, koncert i veçantë nga muzikantë me aftësi ndryshe

Aktivitetet e Javës Kulturore Evropiane nisin nga Shkodra, koncert i veçantë nga muzikantë me aftësi ndryshe