Konflikti Balla-Malltezi, Ristani:
Trillim, gjetje tipike rilindëse

Konflikti Balla-Malltezi, Ristani:<br />Trillim, gjetje tipike rilindëse

Deputeti i Partisë Demokratike Areb Ristani ka reaguar ndaj deklaratës së bërë nga kolegu i tij socialist Alfred Peza rreth konfliktit mes Taulant Ballës dhe Jamarbër Malltezit, ku ka thënë se kjo është një gjetje rilindëse për temperatura 40-gradëshe dhe një trillim.
 
Në reagimin e tij Ristani thotë se Peza ka mbrojtur veglën e Edi Ramës i cili është kthyer në një strehë të kriminalitetit ndërkohë që ngjarjen e ka konsideruar si një trillim.
 
Ja reagimi i tij i plotë
Ristani reagon kundrejt Alfred Pezes: Gjetje tipike rilindase, per temperaturat 40 gradeshe, deklarimi per medjat i Alfred Pezes, per te mbrojtur veglen me te bindur te Edi Rames, veglen me te paturp, me te neverituren ne publik, shpifsin profesionist, T.Ballen.  Ky kryeminister qe nuk u distancua asnjehere, as nje dite te vetme, nga Rroshi, nga Shullazi, nga Balili, nga qindra bandite te tjere, qe jo vetem jane te tille, por dhe e treguan me vepra, si Prenga me shoke. Ky streh dhe promovues i krimit te veshur me pushtet, ben thirrje per distancim nga trillimi per gjoja goditjen e Balles. Meqenese dizenjimi i bluzes se kombetares nuk i solli perfitimet qe priste, kerkon me zor te sajoje nje ngjarje qe njerezit te harrojne varferine ne skaj, krimin ne pushtet, dhe aferat e tij te perditshme qindra milione euroshe.  Nuk te shpeton dot mashtruesi tao, as si qaraman, as si trim, as si sekser.  Kur njerezit nuk kane mundesi te hane sot as djathe, harroje se do hane sapunin tend.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

SHBA, pikëpamjet mbi armëmbajtjen nuk ndryshojnë pas atentateve ndaj Trump

SHBA, pikëpamjet mbi armëmbajtjen nuk ndryshojnë pas atentateve ndaj Trump