Një 54-vjeçar nga Patra e Greqisë është vrarë mëngjesin e sotëm nga dy shqiptarë.
54-vjeçari grek ka ndërhyrë për të ndarë dy shqiptarët që po konfliktoheshin me njëri-tjetrin pranë lokalit të tij, por është qëlluar me grusht në gjoks nga njëri prej shqiptarëve.
54-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por nuk u ka rezistuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur në orët e para të së martës në fshatin Kleitoria.
38-vjeçari shqiptar është arrestuar menjëherë nga policia dhe sipas mediave ai jetonte në mënyrë të paligjshme në shtetin grek.
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com