Konflikti i interesit, kreu i FSHF
sponsor zyrtar i Skënderbeut

Konflikti i interesit, kreu i FSHF<br />sponsor zyrtar i Skënderbeut<br>
Skandalet në institucionin drejtues të futbollit nuk kanë të mbaruar. Pas shoqatave fantazma të futbollit rajonal, që kanë të drejtë të votës në Asamblenë e FSHF për të zgjedhur kreun e saj, del se Armand Duka ka edhe vota të tjera të sigurta nëpërmjet lidhjeve të tij të biznesit. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit rezulton, që prej vitit 2009, si një prej aksionerëve kryesorë të kompanisë që menaxhon “Ama Caffe” që është edhe sponsori zyrtar i skuadrës së Skënderbeut. 

Sipas dokumentit zyrtar në Qendrën Kombëtare të Biznesit të kompanisë “New Century”, që zotëron “Ama Caffe”, Armand Duka është aksioner me 25 përqind së bashku me vëllain e tij Agron Duka që zotëron 25 përqind të tjera, ndërsa aksioner tjetër është Agim Zeqo, ish-president i Skënderbeut me 50 përqind. Kjo kompani është sponsori zyrtar i skuadrës së Skënderbeut që mban në fanellë emrin “Ama Caffe”. Pra një konflikt i pastër interesi.

Armand Duka si president i FSHF-së duhet të jetë i paanshëm në ruajtjen e rregullave të garës në kampionatin shqiptar, por nga ana tjetër ecuria sa më e mirë e Skënderbeut do të thotë një promovim i suksesshëm i kompanisë së tij tregtare dhe një plus për interesat e tij ekonomike. Ndaj kur do të vijë radha për zgjedhjet për kreun e ri të FSHF-së më 7 shkurt në Durrës, nuk ka njeri që ka ndonjë dilemë se për kë do të shkojë vota e klubit të Skënderbeut. Kujtojmë këtu edhe hezitimin gati një vjeçar nga FSHF-ja për të dënuar Skënderbeun për skandalin e trukimeve, edhe pse klubi korçar ishte ndëshkuar nga UEFA me përjashtim nga kompeticionet europiane.

Hilja me aksionet para zgjedhjeve të 2010
Nga dokumentacioni i kompanisë “New Century” vërehet se Armand Duka për një periudhë disa mujore midis viteve 2009-2010 nuk ka qenë zotërues i aksioneve të kësaj kompanie. Çuditërisht kjo periudhë përkon me pragzgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit të marsit 2010. Atëhere Duka u detyrua të hynte në një fushatë të vërtetë zgjehdore pasi përballë pati dy figura shumë të njohura të futbollit shqiptar si ish-kapiteni i Kombëtares Rudi Vata dhe presidenti i Tiranës, Refik Halili.

Kjo gjë mesa duket e detyroi Dukën që të paktën zyrtarisht të mos dilet si sponsor i klubit të Skënderbeut. Kështu sipas ekstratit të kompanisë “New Century” në QKB, në 18 nëntor 2009 Armand e Agron Duka i shitën aksionet e tyre, nga 22.5 përqind që kishte secili, tek aksioneri tjetër Agim Zeqo, i cili mori në zotërim 100 përqind të kompanisë.

Por, në 2 qershor 2010, pra kur kishin mbaruar zgjedhjet e marsit dhe Armand Duka tashmë kishte fituar edhe për katër vite një mandate të ri në krye të FSHF-së, vëllezërit Duka rimarrin aksionet e tyre në kompaninë “New Century”. Sipas ekstratit të Qendrës Kombëtare të Biznesit, Armand Duka dhe Agron Duka shfaqen këtë herë me pak më shumë aksione nga sa kishin pasur, tani ata zotërojnë nga 25 përqind secili të kësaj kompanie. Aksioneri më i madh i kompanisë mbetet Agim Zeqo, por këtë herë me 50 përqind të aksioneve, çka do të thotë që  ai ka kuotë të barbartë me dy vëllezërit Duka.

Zgjedhjet e vitit 2010
Më Armand Duka është rizgjedhur për herë të tretë në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit, nën masa të rrepta sigurie të sallës ku u mbajtën punimet e Asamblesë Zgjedhore të zhvilluara, më 9 mars në Durrës. 65 anëtarët e Asamblesë Zgjedhore i dhanë Dukës 49 vota, ndërsa 15 vota të tjera i ka marrë kandidati tjetër, Refik Halili. Vetëm një votë ka marrë Rudi Vata, kandidati i tretë.

Në zgjedhjet e vitit 2014 Armand Duka pati detyrën më të lehtë për të siguruar qëndrimin në krye të Federatës Shqiptarë të Futbollit. Gjatë këtyre zgjedhje nuk u shfaq asnjë kandidat për ta sfiduar dhe duke si kandidati i vetëm rifitoi për herë të katërt postin e kreut të FSHF-së. Duket se kjo mungesë rivaliteti ia thjeshtësoi punën edhe në anën e biznesit Dukës që tashmë nuk ishte i detyruar që të fshihte pronësinë në kompaninë që sponsorizonte, duke mos ndryshuar statusin e tij si aksioner.

duka

duka

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut