“Po shoh mundësinë e dy shteteve dhe atë të një shteti. Mua më pëlqen ajo zgjidhje që të dyja palët pëlqejnë. Por mund të jetoj edhe me një shtet të vetëm. Për një moment mendova se zgjidhja me dy shtete do të ishte më e lehtë për të dyja palët, por të them të drejtën, nëse Izraeli dhe palestinezët janë të kënaqur me diçka edhe unë jam i kënaqur”, kështu u shpreh presidenti Trump gjatë takimit me kryeministrin izraelit Netanyahu duke hedhur poshtë politikën e mbështetur për dekada nga Shtëpia e Bardhë.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, Trump premtoi se do të punojë për një marrëveshje “të madhe” paqeje, por shtoi se të dyja palët duhet të arrijnë një kompromis.
“Sa i përket lëvizjes së ambasadës në Jeruzalem, do të më pëlqente të ndodhte. Ne jemi të fokusuar tek kjo çështje, me shumë kujdes. Të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Trump.
Qeveria izraelite shpreson për marrëdhënie më të mira me SHBA pas ardhjes së Trump në pushtet, pas ftohjes me administratën e mëparshme të Barack Obama.
Që kur Trump mori zyrtarisht detyrën ky vend ka miratuar plane për ndërtimin e mijëra shtëpive në kolonitë e Bregut Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor. Por në takim manjati i bëri thirrje kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që Izraeli të pezullojë për një farë kohe vendbanimet hebraike.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com