Konflikti me ndërtuesin, ja pse
gruaja tentoi që të vetëvritej

Konflikti me ndërtuesin, ja pse<br />gruaja tentoi që të vetëvritej
TIRANE- Një 37-vjeçare ka tentuar të hidhet nga një pallat 9-katësh në zonën e Unazë së Re.
 
Enkelejda Ahmetaj nënë e dy fëmijëve është ngjitur në tarracën e pallatit dhe ka qëndruar për rreth 2 orë aty, duke kërcënuar se do të hidhet.
 
Është dashur ndërhyrja e oficerëve të policisë të cilët kanë zbritur me forcë nga tarraca 37-vjeçaren.
 
Nuk kanë munguar edhe konflikti me policinë i familjes Ahmetaj.
 
Ndërkohë që motra e gruas që kërcënoi se do të hidhej humbi ndjenjat duke u transportuar në spital nga ambulanca.
 
Shkak i kësaj proteste është bërë një kontratë që familja Ahmetaj ka nënshkruar me ndërtuesin  Dritan Llanaj.
 
Sipas familjes Ahmetaj në kontratë, ndërtuesi merrte përsipër që pas përfundimit të punimeve ti jepte atyre 37% të apartamenteve dhe dyqaneve.
 
[gallery]20848[/gallery] 
Kjo kontratë është shkelur sipas familjes Ahmetaj pasi sot ndërtuesi nuk pronën që t’ju japë një pjesë të ndërtimeve.
 
Ndërkohë që pallati është në ndërtim, vëllai i Enkelejda Ametaj, Gramoz Ahmetaj tregon mashtrimin që sipas tij ka bërë ndërtuesi.
 
Sipas tij ata kanë fituar 3 gjyqe, ndërkohë që ndërtuesi i ka shitur apartamentet tek personat e tjerë.
 
Familja Ahmetaj thotë se pavarësisht se kanë bërë denoncim, Prokuroria ende nuk ka nisur hetimet. Konflikti për këtë pronë ka ardhur pasi një person tjetër pretendon pronësinë.


VIDEO-Lidhje direkte nga vendi i ngjarjes


VIDEO-Gruaja zbritet nga policia 


Dëshmia e vëllait Gramoz Ahmetaj
Kemi bërë një kontratë me ndërtuesin ku do merrnim 37% të kompleksit, por pronari nuk na jep asnjë pjesë të marrëveshjes dhe nuk na njeh më, ne jemi pronarët, ne kemi dokumentet.
 
Leja e ndërtimit ka dalë në emrin tonë, thotë i kam shitur nuk kamë cfarë të bëj.
 
Kemi ankuar në prokurori dhe policinë dhe asnjë gjë deri tani. Kemi bërë një marrëveshje me shkrim, por nuk na njeh.
 

Nuk e dija që motra do të merrte këtë akt, është shumë e shqetësuar. Nuk na intereson asgjë, ju lutem, vetëm të zbresë motra, aman!.

Jemi ankuar prej një viti në prokurori dhe asgjë. Ndërtuesi është mashtrues dhe ky nuk është i vetmi pallat ku ka probleme ai, pasi ka edhe disa të tjerë.

Ky është shteti jonë, nuk kemi rrugë tjetër se cfarë të bëjmë, kemi fituar gjyqet, jemi ankuar në prokurori dhe asnjë masë nuk merret për ndërtuesin.
 
Ndërtuesi ka marrë leje të paligjshme, ka falsifikuar dokumentet, ka mashtruar edhe njerëzit e tjerë që ka futur brenda.
 
Motra ka disa ditë që do të vete të hidhem nga pallati...




  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS