Pentagoni ka sjellë disa prej forcave detare në pjesën lindore të Mesdheut në rast konflikti me Sirinë, ka bërë të ditur Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel.
Ai ka përsëritur se prania e Flotës Detare Amerikane është për të pritur vendimin e presidentit Obama mbi një ndërhyrje të mundshme nëse vërtetohet se në Damask janë përdorur lëndë kimike mbi civilët.
“Por nëse Shtetet e Bashkuara ndërhyjnë dhe sulmojnë një vend tjetër pa një mandat të OKB-së dhe pa prova atëherë ky veprim do të thyente rregullat e ndërkombëtar”, ka thënë më parë Shefi i Shtëpisë së Bardhë, i cili ka theksuar se “jemi në pritje të vërtetimit nëse forcat e presidentit Bashar Al Assad kanë përdorur gaz nerving mbi civilët”.
Të premten, Presidenti Obama tha se akuzat e opozitës mbi përdorimin e armëve kimike nga qeveria siriane ishin një "shqetësim të madh".
Aktivistët e opozitës siriane, megjithatë, këmbëngulin se rreth 1300 vetë përfshirë gra dhe fëmijë vdiqën gjatë një sulmi në rrethinat e Damaskut të mërkurën.
Pavarësisht thirrjeve nga shumë vende të ndryshme, nuk ka ende asnjë shenjë nëse autoritetet siriane do të lejojë ekipin e inspektimit të OKB-së për të hetuar pretendimet e tilla.
Ndërkohë video të shumta ku tregohen njerëz, shumë prej tyre fëmijë të vdekur ose që po vuajnë nga simptoma të tmerrshme si pasojë e sulmit, po bëjnë xhiron e botës.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com