Pas kërcënimeve e sulmeve  të vazhdueshme midis Trump dhe Pjong-jangun, ka reaguar edhe Kancelarja gjermane Angela Merkel.

Merkel deklaroi sot se e kundërshton përdorimin e forcës për zgjidhjen e konfliktit me Korenë e Veriut.

Reagimi i Kancelares gjermane vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi Pjong-jangun se ushtria amerikane është e gatshme nëse Koreja Veriore “sillet në mënyrë të paarsyeshme”.

“Nuk shoh zgjidhje ushtarake për këtë konflikt”, ka thënë Merkel.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com