Konflikti mes dy Koreve,gazetari i
Report Tv tregon situatën në Seul

Konflikti mes dy Koreve,gazetari i<br />Report Tv tregon situatën në Seul
“Gjithçka është në rregull, rinia është moderne, mund të dalësh në rrugët e Seulit dhe të shohësh një mënyrë jetese mjaft dinamike”, kështu duket situata në rrugët e Seulit, kryeqytetit të Koresë së Jugut, pavarësisht situatës së tensionuar me Korenë e Veriut.

Zhvillimet e fundit dhe situatën në vend i sjell për Report TV i dërguari në Seul gazetari, Artur Nura.

Sipas gazetarit Nura pavarësisht shqetësimit për një luftë të mundshme mes dy vendeve, jeta në Seul vazhdon normalisht.

Artur Nure: Situata s’është aq dramatike
“Po të lexosh situatën sipërfaqësore gjithçka është në rregull, situata nuk duket aq dramatke, rinia është moderne, mund të dalësh në rrugët e Seulit dhe të shohësh një mënyrë jetese mjaft dinamike, por po të ndalosh të flasësh me njerëzit sigurisht që situata nuk është kaq me ngjyra, sepse mundësitë për një luftë të mundshme i shqetëson ata”
, tregon Nura.
 
Ndër të tjera gazetari Nure shton se të rinjtë në Seul përgjigjen gati të gjithë njësoj “Jemi mësuar me friken, sigurisht dëshirojmë edhe dialogun”.

I pranishëm në konferencën ndërkombëtare për Paqen, vetëm disa kilometra larg nga Koreja e Veriut, Nure tregon se aty ndodhen edhe përfaqësues strategjik të Koresë së Jugut.

Organizata Kultura e Paqes botërore dhe restaurimit të Dritës organizon në data 17, 18, 19 shtator në Seul konferencën e trete mbi mënyrat e realizimit te paqes në mbarë botën duke u mbështetur te amendimet e caktuara të normave në Organizatën e Kombeve te Bashkuara.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza