TIRANE- Kreu i qeverisë në Ikje, Sali Berisha, nëpërmjet një deklaratë për shtyp ka reaguar lidhur me situatën në Përmet.
 
Sipas tij zbatimi i vendimeve të gjykatave është themeli i funksionimit të shtetit ligjor, ndërsa i cilëson si skena barbare që na kthen pas në kohë, rrëmbimin e objekteve të shenjta nga përmbarimi privat gjatë ekzekutimit të vendimit gjyqësor të 11 viteve më parë, duke i krahasuar me veprimet e diktaturës “Hoxhiste”.
 
“Prej dy ditësh skena jo të denja janë regjistruar në Përmet. Përmbarimi privat ka ekzekutuar një vendim përfundimtar gjyqësor të vitit 2002, me të cilin i ka kthyer Bashkisë së qytetit të Përmetit një godinë që gjatë diktaturës ka qenë Pallat Kulture, por që sipas autoriteteve kishtare të vendit më parë ka qenë kishë dhe që prej vitit 1999 është kisha ortodokse e këtij qyteti. Ky ishte një ofendim i rëndë për të gjithë besimtarët ortodoksë dhe për të gjithë besimtarët shqiptarë”, theksohet në deklaratën e kryeministrit në ikje.
 
Kryeministri thekson gjithashtu se, qëndrimet e djeshme të disa qytetarëve, por dhe të ndonjë kleriku ishin të gabuara, ndërsa bën apel për konsensus.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)