Konflikti në Siri, 5 fuqitë e huaja
në tryezë për t'i dhënë fund luftës

Konflikti në Siri, 5 fuqitë e huaja<br />në tryezë për t'i dhënë fund luftës
Nuk ka dritë në fund të tunelit për Sirinë. Në Vjenë kanë nisur bisedimet e para ndërkombëtare, e ndërsa fuqitë e huaja janë ulur në tryezën e bisedimeve me qëndrime të kundërta sa i takon palve në konfliktin në Siri.
 
Diplomatët do të kërkojnë një zgjidhje për luftën në Siri, ndërsa SHBA e aleatët e saj mbështesin rebelët kundër presidentit Bashar al Assad dhe nga ana tjetër Rusia e Irani janë aleatët kryesore të qeverisë siriane.  Kjo është hera e parë që Irani është përfshirë në bisedime për zgjidhjen e një krize.
 
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon i ka bërë thirrje pjesëmarrësve që të tregojnë fleksibilitet. Lufta katër-vjeçar në Siri, e cila filloi me një kryengritje kundër Assad, ka lënë 250.000 të vdekur dhe detyroi gjysmën e popullsisë së popullsisë së vendit, rreth 11 milionë njerëz të lënë shtëpitë e tyre.  Rusia dhe Irani kohët e fundit kanë rritur përfshirjen e tyre ushtarake në konfliktin, duke mbështetur forcat besnike të presidentit sirian Bashar al-Asad. SHBA, Turqia, Arabia Saudite dhe vende të tjera arabe kanë kohë që këmbëngulin se Assad nuk mund të luajë një rol afatgjatë në të ardhmen e Sirisë.
 
Ministrat e jashtëm kanë mbajtur bisedime joformale në Vienë të enjten, por diskutimet thelbësore ende nuk janë zhvilluar.
 
Ndërkohë në Uashington, Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, tha se SHBA do të vazhdojë mbështetjen e grupeve të caktuara rebele. Opozita politike Sirisë ka paralajmëruar se përfshirja e Iranit do të komplikojë vetëm takimin në Vjenë.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja,com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë