Konflikti në Siri,Assad i gatshëm
për aleancë me Donald Trump

Konflikti në Siri,Assad i gatshëm<br />për aleancë me Donald Trump
Ndryshe nga shumë liderë të botës, presidenti i Sirisë Bashar Al Assad është treguar shumë i qetë për zgjedhjen e Donald Trump si president të SHBA duke e konsideruar atë një aleat të natyrshëm në luftën kundër terrorizmit.
 
Gjatë një interviste për mediat ai u shpreh se nuk është i sigurt nëse Trump do të jetë i aftë të mbajë fjalën e tij.

"Për ne është ende e dyshimtë nëse ai mund të realizojë premtimet e tij apo jo. Kjo është arsyeja pse ne jemi shumë të kujdesshëm në gjykimin ndaj tij, sidomos pasi ai nuk ka mbajtur një funksion politik. Por duhet të shohim nëse ai do të luftojë terroristët dhe sigurisht do të jemi aleat, siç jemi aleat me Rusinë , Iranin dhe shumë vende të tjera të cilat duan të luftojnë terroristët,” u shpreh Al Assad.

Ndërkohë ai përshëndeti edhe mbështetjen e Rusisë. Sulmet ajrore kundra ISIS kanë ndihmuar forcat qeverisëse që të përparojnë në shumë fronte.
 
“Edhe politika aktuale e Washingtonit është të godasë terroristët. Trump ka deklaruar tashmë se ai mund të tërheqë mbështetjen e SHBA për opozitën siriane,” shtoi presidenti. Mesa duket marrëdhëniet e mira të Trump me Putin po ndikojnë edhe tek aleatët e Moskës.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Ukraina ngre avionët luftarakë F-16 në fluturim, presidenti Zelensky: Moment historik, ne ia dolëm

Ukraina ngre avionët luftarakë F-16 në fluturim, presidenti Zelensky: Moment historik, ne ia dolëm