Konflikti në Siri, SHBA i frikësohet
një masakre në Aleppo

Konflikti në Siri, SHBA i frikësohet <br />një masakre në Aleppo
SIRI - Shtetet e Bashkuara të Amerikës i frikësohen mundësisë se forcat qeveritare siriane mund të kryejnë një masakër në qytetin më të populluar të vendit Aleppo.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se vendosja e tankeve, helikopterëve dhe avionëve sugjeron se një sulm i tillë është i pashmangshëm. Zëdhënësja Victoria Nuland është shprehur se “zemrat tona janë me popullin në Aleppo. Dhe përsëri, kjo është një përpjekje e dëshpëruar nga një regjim që po shkon poshtë në përpjekjet për të ruajtur kontrollin’.

Por ajo këmbënguli se SHBA-të nuk do të ndërhyjnë, veçse t’i japin ndihmë jo vdekjeprurëse rebelëve, të cilët po përpiqen të rrëzojnë qeverinë e Bashar Al-Assad që prej 16 muajsh.

Ish-kreu i misionit vëzhgues të OKB-së në Siri, tha se është vetëm çështje kohe që qeveria e Assad të bjerë. Por gjenerali norvegjez Robert Mood, i cili la Sirinë javët e fundit, tha se rënia e zotit Assad s’do të thotë domosdoshmërish fund i konfliktit 16- mujor.

BBC raporton se banorët janë duke lënë qytetin nga frika se sulmi do të rritet, ndërsa SHBA ka thënë se po mbështet opozitën siriane me pajisje komunikimi dhe furnizime mjekësore.

Të paktën 34 persona humbën jetën në qytet gjatë trazira të së enjtes. Më shumë se 16 mijë njerëz kanë humbur jetën në Siri që prej fillimit të protestave por demokracisë në Mars të vitit 2011.
(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij