Në një kohë që luftimet mes Izraelit dhe Palestinës vazhdojnë prej disa ditësh, një zyrtar i lartë i Hamasit deklaroi të mërkurën se ai pret që Izraeli dhe militantët e Gazës të arrijnë armëpushim brenda një ose dy ditëve.
“Mendoj se përpjekjet e vazhdueshme rreth armëpushimit do të kenë sukses. Pres që një armëpushim të arrihet brenda një ose dy ditëve dhe armëpushimi do të jetë mbi bazën e marrëveshjes së përbashkët”, deklaroi për një televizion libanez zyrtari politik i Hamasit, Moussa Abu Marzouk.
Një burim i sigurisë egjiptiane i tha agjencisë së lajmeve Reuters se të dy palët kishin rënë dakord në parim për një armëpushim pas ndihmës nga ndërmjetësit, por po zhvilloheshin ende negociatat.
Të Mërkurën, Biden për të katërtën herë i bëri thirrje Netanyahut për deshkallëzim të situatës dhe arritjen e një armëpushimi sa më shpejt. Ndërkohë që kërkesa e fundit për një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që bën thirrje për një armëpushim, e iniciuar nga Franca, dështoi kur SHBA tha se mund të "minonte përpjekjet për de-përshkallëzim".
Por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të mërkurën se ai ishte "i vendosur të vazhdonte" derisa "qetësia dhe siguria të rikthehen për qytetarët izraelitë". Ndërkohë që mëngjesin e së enjtes kishte më shumë se 100 sulme ajrore izraelite në ndërtesat e Hamasit në veri të Gazës.
Në konfliktin e ditëve të fundit, më i rëndi në vite u ka marrë jetën 228 palestinezëve në Gaza, 100 prej të cilëve janë gra dhe fëmijë ndërsa nga sulmet e Hamasit dhe Xhihadit Islamik janë vrarë 12 persona në Izrael. Izraeli thotë se rreth 4,000 raketa janë qëlluar drejt territorit të tij nga militantët në Gaza.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3225
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta e Izraelit me Hezbollahun/ Hyn në fuqi armëpushimi, festë në rrugët e Bejrutit
27 Nëntor, 07:26
-
Netanyahu: Po armëpushimit në Liban, nëse Hezbollah shkel marrëveshjen ne do e godasim! Biden: Hyn në fuqi nesër
26 Nëntor, 07:16
-
Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?
25 Nëntor, 22:54
-
Lufta/ Bombardime mes Izraelit dhe Hezbollahut, 16 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur! 20 raketa nga Libani drejt Galilesë, Hamas: Mbi 44 të vdekur në 13 muaj
25 Nëntor, 13:54
-
Televizioni publik izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Liban është gati! Gjendet i pajetë në Abu Dhabi një rabin! Arrestohen 3 persona si të dyshuar për vrasjen e tij
24 Nëntor, 07:55
-
Arrestohet shqiptarja në Londër! Shkoi në protestat pro-Palestinës, dëmtoi kompaninë izraelite të armëve
23 Nëntor, 17:27
-
DW: Arrestimi i Netanjahut në Gjermani vështirë të përfytyrohet
23 Nëntor, 12:43
-
LIban/ Izraeli sulmon Bejrutin me raketa ‘bunker busters’, synonin oficerin e lartë të Hezbollahut! 16 viktima
23 Nëntor, 09:33
-
Kryeministri i Hungarisë zotohet të shpërfillë urdhër arrestin ndërkombëtar për homologun izraelit, Orban: Do e ftoj Netanyahun, por s’do e zbatoj vendimin e gjykatës
22 Nëntor, 11:41
-
GJNP urdhër-arrest ndaj Netanjahut dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant! Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash mund të ketë ndaj Izraelit?
22 Nëntor, 09:39
-
Urdhërarresti për Netanjahun dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Biden: Skandaloz! 44 mijë viktima në 13 muaj luftë
22 Nëntor, 07:28
-
Netanyahu reagon për mandat arrestin: Vendim atisemitik! Ai mund të arrestohet në 124 shtete të botës, përfshirë Shqipërinë
21 Nëntor, 17:34