Në Komisionin e Jashtëm, ministri Ferit Hoxha iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve për krijimin e Këshillit të Sigurisë.

“Nuk ka qenë në termat e dramaticitetit që mund të kërkonte Këshill Sigurie, por është në tagrin e Presidentit të Republikës”, tha ministri.

Lidhur me raportet me Kinën, ai nënvizoi se janë marrëdhënie normale dhe është e nevojshme të ruhen, por duke ruajtur ekuilibrin mes pozicionimit të aleatëve ndërkombëtarë dhe interesave të vendit.

“Nuk kemi marrëdhënie preferenciale me Kinën, kemi marrëdhënie normale. Është vend i fuqishëm, duhet të mbajmë raportet tona me të. Tregtia është pjesë e ndërveprimit mes vendeve, kombeve, kemi parasysh pozicionimin e BE dhe SHBA-ve, do t’i mbajmë, por do të ndjekim edhe interesat tona sa kohë që s’preket siguria ndërkombëtare ose partnerët tanë”, tha Hoxha.


Lajmi kryesor:

Lufta në Lindjen e Mesme/ Ministri Hoxha: 2962 shqiptarë rezidentë, 138 duan të largohen! S’kemi mbyllur asnjë ambasadë me vendet e prekura