Irani po forcon mbrojtjen e tij dhe po përgatit opinionin publik për një rifillim të luftimeve, i bindur se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të godasin sërish pas zgjedhjeve të mesmandatit të 3 nëntorit.

Kështu shkruan gazeta The Wall Street Journal, sipas së cilës Teherani synon gjithashtu ta pengojë Uashingtonin të ndërmarrë një sulm.

Zyrtarët iranianë kanë paralajmëruar, si publikisht ashtu edhe gjatë kontakteve konfidenciale me përfaqësues rajonalë, se një sulm i ri amerikan do të pasohej nga një përshkallëzim i konfliktit në të gjithë Lindjen e Mesme. Disa prej tyre, sipas burimeve të mirëinformuara, kanë hedhur si mundësi edhe ndërhyrje tokësore në vendet fqinje.

Sipas të njëjtës media, muajin e kaluar Irani ndërtoi barriera dheu përreth objekteve bërthamore në Malin e Kazmës (Pickaxe Mountain) dhe në kompleksin bërthamor Natanz, me qëllim pengimin e sulmeve të mundshme tokësore.

Trump ndërkohë gjatë daljeve të tij publike të hënën tha se SHBA ndoshta e kanë tepruar me vrasjen e liderëve iranianë në nisje të sulmeve duke thënë se kjo ka çuar në një problem në procesin e negociatave.

Javën e kaluar media të ndryshme amerikane amerikane raportuan se Pentagoni ka udhëzuar trupat të qëndrojnë në gatishmëri për rinisjen e sulmeve ndërsa Trump ka kërkuar në tryezë planë për bombardime të reja të forta ndaj Iranit që mund të zgjasin pak ditë.