Konflikti në Nagorno-Karabakh, mbi 42 mijë njerëz janë larguar në Armeni

Konflikti në Nagorno-Karabakh, mbi 42 mijë njerëz janë larguar në Armeni

Sipas qeverisë së Armenisë, mbi 42 mijë njerëz, gati 35% e popullsisë së rajonit u përpoqën të iknin sapo Azerbajxhani hoqi një bllokadë 10-mujore në rrugën e vetme të rajonit për në Armeni.

Ajo bllokadë kishte shkaktuar mungesa të mëdha ushqimore, ilaçesh dhe karburantesh. Ndërsa Azerbajxhani është zotuar të respektojë të drejtat e armenëve, shumë banorë kishin frikë nga hakmarrja, raporton The Guardian.

68 persona kanë humbur jetën, 105 janë zhdukur dhe 300 janë plagosur, si pasojë e shpërthimit. Shpërthimi ndodhi ndërsa njerëzit u rreshtuan për të mbushur makinat e tyre në një pikë karburanti jashtë Stepanakertit, kryeqyteti i rajonit, të hënën vonë. Shkaku i shpërthimit mbetet i paqartë.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur