Rithemelimi ‘presion’ Apelit për fatin e vulës së PD-së! Gjekmarkaj: Mos guxoni të manipuloni

Rithemelimi ‘presion’ Apelit për fatin e vulës së PD-së! Gjekmarkaj: Mos guxoni të manipuloni

Nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj në një letër drejtuar gjyqtarëve të Apelit që kanë në dorë çështjen e vulës së Partisë Demokratike, i kërkon të vendosin me paanësi, duke i kërcënuar në një farë forme, se nuk duhet të guxojnë të dëmtojnë interesat e vendit.

“Asnjeri prej jush nuk mund e duhet të jete kaq guximtar sa të zvarritë një çështje që ka interes madhor publik. Vjedhja e legalitetit të Opozitës do të ishte atentati më i madh ndaj demokracisë shqiptare” shkruan Gjekmarkaj.

Gjekmarkaj thotë se çështja s'duhet të manipulohet pasi në të kundërt sipas tij do të ishte ndërhyrje në garën politike në favor të pushtetit dhe “bërje palë me armiqtë e opozitarizmit”.

Gjykata e Lartë riktheu dosjen në Apelin Gjykatës së Tiranës me detyrimin që të marrë vendim nëse gjykimi i gjyqtarit të shkallës së parë Agron Zhukri që i dha vulën Berishës, është i drejtë apo i gabuar.  Trupa gjykuese përbëhet nga Alma Ahmeti relatore, Iliba Bezati dhe Elona Toro.

LETRA E PLOTË

Tiranë, më 27 Mars 2024

Lënda: Mbi nevojën për trajtimin me përparësi dhe paanësi të cështjes së “Partisë Demokratike të Shqipërisë

Drejtuar: Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm

Të nderuar gjyqtarë,

Prej shumë kohesh një sagë e pandershme luhet mbi fatin Partisë Demokratike, partisë më të madhe të opozitës, në dyer gjykatash e cila si një “patate e nxehtë” kalon sa në një nivel në në tjetër gjykimi duke mos e ndarë ligjërisht atë që është e qartë në gjithçka e për gjithkënd. Për një parti politike në çdo manual gjenden plot përkufizime të cilat konvergojnë në faktin se aty ku është antarësia, trupa politike, deputetët, grupi parlamentar, delagatët që mblidhen në Kuvend Kombëtar, Institucionet që ai prodhon nga Kryetari, Kryesia, Këshilli Kombëtar, aty është sigla që e formojnë dhe përkufizojnë atë. Gjykatat kanë detyrën e shenjtë e të vështirë të japin drejtësi. Me këtë vetëdije PD ka votuar Reformën në Drejtësi dhe ka mbështetur drejtësinë e re. Drejtësia nuk mundet e nuk duhet të sillet si palë politike. Ajo duhet të jetë e baraslarguar njësoj nga të gjithë. Mënyra se si është trajtuar çështja e ‘vulës’ se PD-së i ka shndërruar në perceptim organet e drejtësisë për një kohë të gjatë në aleatë të pushtetit të Edi Ramës.

Opozita në çdo vend demokratik është ana tjetër e sistemit, balancuesja dhe kontrolluesja e tij. Anarkia legale për fatin e Opozitës e kompromenton rëndë çdo gjykatës që është marrë me këtë çështje duke mos e zgjidhur atë në mënyrë të qartë e përfundimtare duke bashkuar aktin juridik me vullnetin e antarësisë. Së fundmi Gjykata e Lartë përcaktoi me kompetencë dhe profesionalizëm sinoret ku Gjykata e Apelit duhet të mbështetet për ta zgjidhur në mënyrë definitive këtë çështje.

Fati i Opozitës lidhet drejtpërdrejt me fatin e Shqipërisë, me jetën demokratike në vend, me zbatimin e Kushtetutës dhe ligjit, me parimet universale të një demokracie liberale e funksionale. Kjo çështje nuk mund të zvarritet dhe nuk mund të manipulohet, sepse do të ishte një atentat i mirëfilltë, një puç konstitucional në jetën politike të vendit, një prishje e rregullave demokratike të lojës, ndërhyrje në garën politike në favor të pushtetit, duke denatyruar thelbin e sistemit dhe duke minuar jetën institucionale në vend.
“Paqja kërkon katër kushte themelore: të vërtetën; drejtësinë; dashurinë; dhe lirinë”, na mësonte Papa i madh polak Gjon Pali. Prandaj dhe Shqipëria pret prej jush!

Opozita është ajo që na ka munguar gjatë e pa të cilën ishim një popull i shtypur, një popull pa sistem drejtësie të vërtetë. Sot ju gjyqtarë të nderuar mund të kontribuoni që demokracia shqiptare të mos merret zvarrë, duke u ngritur në lartësinë e misionit fisnik që kryeni, pa u bërë palë me armiqtë e opozitarizmit. Duke shpresuar se ju do ti ktheni legalitetin PD dhe Opozitës si nocion juridik, duke njohur atë që populli dhe qytetarët ja kanë dhenë prej kohësh, ju nderoni togën, sensin e drejtësisë dhe na motivoni për t’ju mbështetur sa më shumë, pa kompromis, në pavarësinë tuaj.

E vërteta për Opozitën është e vërtetë për Shqipërinë dhe shtetin ligjor e demokratik. Ajo nuk mund të merret peng. Asnjëri prej jush nuk mund e duhet të jetë kaq guximtar sa ti dëmtojë interesat madhore të Shqipërisë, popullit të saj dhe demokracisë, duke zvarritur një çështje që ka interes madhor publik. Nëse nuk respektohet drejtësia shtetet kthehen në banda të mëdha hajdutësh. Vjedhja e legalitetit të Opozitës do të ishte atentati më i madh ndaj demokracisë shqiptare. Një guxim kësodore nuk duhet ta ketë asnjë qytetar i kësaj Republike që aspiron lirinë, demokracinë, prosperitetin, anëtarësimin në BE dhe forcimin e miqësisë me SHBA- atë.
 

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/03/2024 02:06

    Nje kujtese e njekohesisht disa pyetje per z.Gjekmarkaj:Zoteri,te kujtohet kur te takonin amerikanet? Pse ishe ti pikerisht nje nga te perzgjedhurit e tyre nga opozita per takime e bisedime? Pse /t'a varen torben/ me vone? Mos valle pane tek ty,pertej fasades qe shikonin koleget e tjere dhe shqiptaret ne pergjithesi?

    Përgjigju
  • Linda: 27/03/2024 19:13

    Kur nje deputet kalon caqet e kultures politike dhe kercenon haptas kushdo qe te jete duhet te japi automatikisht doreheqjen!

    Përgjigju
  • Titi: 27/03/2024 14:59

    Po ti deri dje ishe me Lulzim Bashën tani e kërkon cilen per Sali halen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë