Siri- Makthi në Siri nuk ka të ndalur, ndërsa Unicef jep alarmin se më shumë se 4000 fëmijë rrezikojnë të vdesin, pasi vijonë të mbetën nën frikën e bombardimeve.
Ndërsa Kryqi i Kuq konfirmon se më shumë se 30mijë persona kanë mundur të largohen nga Alepo.
Por tragjike mbetet fati i fëmijëve 'të ngecur' në rrënojat e Alepos.
“E janë pikërisht vogëlushët të cilët kanë mbetur jetim dhe pa familje që kanë nevojë për ndihmë e madje urgjentisht” u shpreh një zëdhënës i Unicef duke shtuar se në rrjetet sociale është publikuar fushata AleppoDay.
E nga ana tjetër, nuk kanë të ndalur fatketqësitë për banorët e Alepos, pasi bora, kushtet e këqija të motit dhe automjetet në gjendje aspak të mirë kanë ngadalësuar operacionin e evakuimit i cili rinisi këtë të hënë.
Sipas informacioneve që përcjellin organizatat humanitare në lindje të Alepos po përfundojnë furnizimet me ilace, ushqim dhe ngrohje.
Ndërkohë shumë fëmijë të evakuar nuk janë vaksinuar dukë qëndruar çdo ditë përballë rrezikut .
Vogëlushët sirianë po përjetojnë makthe të njëpasnjëshme, bombardimet,traumat e humbjes së familjes dhe kushtet e vështira të mbijetesës.
Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com