Konflikti në Siri, drejt armëpushimit 
arrihet marrëveshja Rusi-Turqi

Konflikti në Siri, drejt armëpushimit <br />arrihet marrëveshja Rusi-Turqi
Rusia dhe Turqia kanë arritur marrëveshjen e paqes në Siri. Lajmi është konfirmuar nga agjensia turke e lajmeve Anadolu.

Tashmë pritet që armëpushimi të aprovohet nga Damasku dhe nga grupet opozitare. Diplomatët e dy vendeve ministri I jashtëm rus Sergei Lavrov dhe ai turk Mevlut Cavusoglu kanë shprehur domosdoshmërinë që armëpushimi të arrihet sa më shpejt në mënyrë që t’I jepet fund bombardimeve.

Sipas tyre palët duhet të bien dakort sa më shpejt sa I përket mënyrës sesi opozita e moderuar do të ndahet nga grupet terroriste.

Edhe më herët palët ndërkombëtare përfshirë këtu Washingtoni dhe Rusia janë përpjekur për të vendosur armëpushim në vend por të gjitha tentativat kanë dështuar duke I lënë banorët sirianë në mëshirë të fatit mes luftimeve të ushtrisë qeveritare te Bashar al Assad dhe rebelëve. 

Ndërsa diplomacia po vijon përpjekjet për të sjellë paqen në vend, bombardimet në Siri nuk kanë të ndaluar.

Së fundmi organizatat të cilat ndodhen në terren raportojnë se të paktën 22 persona kanë humbur jetën si pasojë e avionëve luftarakë të cilët vijojnë aksionete tyre në zonat e kontrolluara nga shteti islamik. Mes viktimave janë edhe dy familje të përbërë nga 13 fëmijë.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Noizy reagon për sherrin në Kosovë: Nuk preka njeri, urdhër-arresti është i padrejtë

Noizy reagon për sherrin në Kosovë: Nuk preka njeri, urdhër-arresti është i padrejtë