Konflikti në Siri, në mesnatë hyn
në fuqi armëpushimi 'i brishtë'

Konflikti në Siri, në mesnatë hyn<br />në fuqi armëpushimi 'i brishtë'
Siri- Bisedimet për paqe fatmirësisht ishin të suksesshsme sa i përket fatit të Sirisë.

Duke nisur nga mbrëmja e sotme qeveria siriane dhe forcat rebele do të ulin armët , për të ndalur sado pak bombardimet të cilat kanë marrë shumë jetë njerëzish të pafajshme dhe duke shndërruar shumë qytetet në gërmadha.

Lajmi për arritjen e armëpushimit u konfirmua nga presidenti rus Vladimir Putin dhe ministri i jashtëm turk. Ankaraja dhe Moska do të jenë shtetet të cilat do të garantojnë që marrëveshja të rezultojë e suksesshme.

Shefi i Kremlinit e përshkroi marrëveshjen si të brishtë duke vlerësuar edhe një herë rolin e Rusisë në cështjen e Sirisë. Ai shtoi se ishte dakort me propozimin e ministrisë së mbrojtjes për të reduktuar praninë ushtarake të Rusisë në Siri, por e bëri të qartë se Moska do të vazhdojë luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe mbështetjen e qeverisë siriane.

Edhe  më herët këto dy shtete negociuan për situatën në Alepo, për të lejuar evakuimin e civilëve dhe rebelëve të plagosur. Por këtë herë në bisedime nuk ishte e pranishëm SHBA një nga aleatët kryesorë të koalicionit.

Tri janë dokumentetet e firmosura nga palët:
Dokumenti i parë sa i përket armëpushimit  u firmos nga qeveria siriane dhe opozita

Dokumenti i dytë paraqet mënyrën sesi do të kontrollohet marrëveshja dhe dokumenti i tretë është deklarata ku palët zotohen të nisin përpjekjet  që konflikti në Siri të zgjidhet. Marrëveshja u firmos nga më shumë se 60 mijë efektivë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë, s’lejon votuesit me ID të skaduar, Omonia akuza Ramës: Mbi 6 mijë zgjedhës privohen nga vota

Zgjedhjet në Himarë, s’lejon votuesit me ID të skaduar, Omonia akuza Ramës: Mbi 6 mijë zgjedhës privohen nga vota