Konflikti në Siri, presidenti Assad:
Fati i kombit tonë është në rrezik

Konflikti në Siri, presidenti Assad: <br />Fati i kombit tonë është në rrezik
SIRI - Presidenti sirian, Bashar Al – Assad ka paralajmëruar vendin e tij se konflikti mes rebelëve dhe forcave qeveritare do të vendosë fatin e kombit, ndërsa në qendrën ekonomike të vendit Aleppo, tensioni sa vjen e rritet.

Në një deklaratë me shkrim, Assad vlerësoi ushtarët për përballjen me “bandat e armatosura terroriste”.

Presidenti sirian nuk ka folur në publik për dy javë, por në deklaratën e dhënë ai ka shënuar edhe ditën e forcave të armatosura siriane.

‘Fati i njerëzve tanë dhe kombit, e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja varet nga kjo betejë’, tha ai në deklaratë.

Ndërkohë, Amnesty International, akuzon forcat qeveritare dhe mbështetësit e saj se në përpjekje për të mbajtur vendin nën kontroll, gjatë këtij muaji, në qytetin e dytë, Aleppo, kanë qëlluar mbi protestuesit paqësore, duke përfshirë edhe fëmijët.

(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës