Konflikti në Siri, SHBA kushtëzon tërheqjen e trupave amerikanë

Konflikti në Siri, SHBA kushtëzon tërheqjen e trupave amerikanë

John Bolton, Këshilltari për Siguri Kombëtare i SHBA-së

Vendimi për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria  varet dhe është i kushtëzuar me atë që Turqia të ofrojë siguri për aleatët e trupave kurdë të Sheteteve të Bashkuara në Siri , është deklaruar së fundi  Këshilltari për Siguri kombëtare  i Shtëpisë së Bardhë John Bolton.  

Gjatë vizitës së tij në Izrael, këshilltari Bolton po ashtu ka thënë se tërheqja e SHBA-së është e kushtëzuar edhe me mposhtjen e militantëve të mbetur të Shtetit Islamik në Siri.

Bolton është shprehur se nuk ka një afat të caktuar se kur SHBA-ja do të tërheqë trupat e saj nga Siria.

Afati për tërheqjen e trupave varet nga vendimet politike që ne duhet të zbatojmë”, ka thënë ai, duke shtuar se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump “dëshiron që kalifati i IS-it të shkatërrohet”, transmeton BBC.

Bolton, i cili do të udhëtojë të hënën në Turqi, tha se SHBA po këmbëngul që aleatët e saj kurdë të mbrohen nga çdo ofensivë e planifikuar turke. Ai do t'i japë një paralajmërim presidentit turk Rexhep Tajip Erdoan këtë javë.

Ne nuk mendojmë se turqit duhet të ndërmarrin veprime ushtarake që nuk janë plotësisht të koordinuara dhe të pranuara nga Shtetet e Bashkuara, në mënyrë që ata të mos rrezikojnë trupat tona“, u tha Bolton gazetarëve përpara bisedimeve me zyrtarët izraelitë. Gjithashtu ai tha se në takimet me zyrtarët turq do të kërkojë të njihet me objektivat dhe dhe mundësitë e saj.

Vetë, presidenti amerikan Donald Trump pas vendimit të tij më 20 dhjetor për planin e tërheqjes së 2000 trupave amerikanë në Siri, është përballur me kritika të forta. Ndërkohë, Turqia nga ana e saj i konsideron njësitë mbrojtëse të popullit kurd të Sirisë, një grup terrorist i lidhur me një kryengritje brenda kufijve të vet.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave