Konflikti në Ukrainë, SHBA akuzon
Rusinë për agresione të dhunshme 

Konflikti në Ukrainë, SHBA akuzon<br />Rusinë për agresione të dhunshme 
SHBA kanë fajësuar Rusinë se po ndërmerr aksione agresive në Lindje të Ukrainës e cila është përfshirë sërish nga konflikte të ashpra.

Gjatë fjalimit të saj përpara Kombeve të Bashkuara, ambasadorja e re e SHBA Nikki Haley fajësoi Moskën se ka ndikuar në rritjen e konfliktit.

“Duam të kemi raporte të mira me Rusinë, ndonëse situata në lindje të Ukrainës  është e qartë dhe ne dënojmë aksionet e Moskës. Kriza e luftimeve në lindje të Ukrainës  ka bllokuar me mijëra civilë dhe ka shkaktuar shumë shkatërrime. Përshkallëzimi i dhunës duhet ndaluar sa më shpejt” u shpreh Haley.

Në fillim të javës vëzhguesit në terren raportuan se në rajonin Donetsk pati rreth 10000 shpërthime në 24 orë.

Një deklaratë e tillë nga SHBA vjen në kohën kur Trump po përpiqet të përmirësojë marrëdhëniet me Moskën.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje