UKRAINE-Ushtria e Ukrainës ka bërë të ditur se 3 ushtarë të saj janë vrarë dhe 11 të tjerë janë plagosur në lindje të vendit gjatë luftimeve kundër separatistëve pro-rusë.
Sipas deklaratës së ushtrisë ukrainase, separatist pro-rus, kanë zhvilluar 66 sulme me mortaja kundër kampeve të ushtrisë në rajonin Donjeck dhe Luhansk.
Ministrat e jashtëm të Ukrainës, Gjermanisë, Francës dhe Rusisë do të zhvillojnë ditën e sotme një takim në Mynih në të cilin do të diskutohet për zgjidhjen e krizës në lindje të Ukrainës.
Ndërkohë thyerja e armëpushimit dhe përshkallëzimi i luftimeve është dënuar ashpër nga shumë shtetet.
Që prej nisjes së konfliktit në Ukrainë, në mars të vitit 2014, 9.750 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e luftimeve.
Gjithashtu edhe UNICEF ka bërë thirrje për një ndërhyrje urgjente humanitare në Ukrainën Lindore, ku sipas një raporti të publikuar nga organizata, rreth 1 milionë fëmijë janë duke jetuar pa kushtet bazike të jetesës.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com