Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar një takim me strukturat e PS-së në Fier, pas konflikteve të krijuar për postin e kryetarit të qarkut të këtij qyteti.
Pas takimit Rama nuk ka preferuar të japë asnjë deklaratë për mediat lidhur me cështjet e diskutuara apo vendimet e marra lidhur me situatën. Vizita e Ramës në këtë qytet erdhi si domosdoshmëri e krijimit të një gjendje tension që vijoi përgjatë gjithë ditës së sotme.
Sot Vangjel Ndreka, është ulur për here të parë në pozicionin e kryetarit të qarkut, nga ku ka reaguar edhe ndaj deklaratës së prefektit të Fierit Bujar Hasaj, të bërë një natë më pare, ndërsa në orët e pasdites pretedenti tjetër, Artur Shehu, që përfaqëson Partinë Demokratike ka mbërritur në ambientet e institucionit të qarkut duke u përballur kështu me njëri -tjetrin, pasi të dy insistojnë se janë fitues.
Pak më parë, mes dy kandidatëve për postin e kryetarit, të cilët gjendeshin brenda godinës, është zhvilluar një debat. Artur shehu, kandidati i partisë demokratike, para se të largohej nga godina ka debatuar me Vangjel Ndrekën, kandidati i partisë socialiste, pasi e ka gjetur në zyrë.
Sipas Top Chanel, gjatë mesditës së të premtes, kur këshilltarët e djathtë, pa marrë parasysh vendimin e gjykatës kanë hyrë për të prezantuar kryetarin e zgjedhur prej saj Artur Shehu. Por në zyrën e kryetarit të këshillit ka qenë Ndreko, ndaj mes replikave, por sigurisht jashtë kamerave televizive, prezantimi i kryetarit demokrat është bërë në një zyrë tjetër, vetëm me anëtarët e koalicionit të djathtë.
Policia lejoi të hyjnë në ndërtesë vetëm deputetët e Partisë Socialiste, ndërsa nuk dihen zhvillimet e mëtejshme të kësaj situate, në një kohë që nga Tirana mesazhi i kryetarit socialist ka qenë i qartë. Sipas tij nuk do të ketë asnjë marrëveshje për ligjet me tre të pestat, nëse rrëmbehen Kryetarët e Këshillit të Qarkut të Fierit dhe Gjirokastrës.
Ndërkohë situata është normalizuar dhe simpatizantët janë shpërndarë për momentin, ndërsa policia vazhdon të monitorojë situatën.

LAJMET MË TË VLERËSUARA