TIRANE - Që prej disa ditësh profesorët e fakultetit të Mjekësisë janë përfshirë në një debat për zgjedhjen e kreut të këshillit të profesorëve. Madje si pasojë e kësaj përplasje, ata janë ndarë tashmë në dy grupe, që kundërshtojnë njëri-tjterin. “Molla e sherrit” ka qenë tejkalimi i afatit të kreut të këshillit të profesorëve, por që të dy palët e argumentojnë në mënyra të ndryshme.
Ata që mbështesin dekanin dhe ish kreun e këshillit të profesorëve, Nestor Thereska, thonë se duke qenë se u krijua universiteti i ri, ata aktualisht janë pa status dhe rregullore, pasi rregullat e UT-së nuk ka pse të zbatohen nga një universitet tjetër. Por grupi që është kundër tyre, pretendon se afati ligjor është tejkaluar me disa muaj, dhe se kreu i këshillit të profesorëve duhet të kishte dhënë kohë më parë dorëheqjen.
Pikërisht për këtë argument, në mbledhjen e këshillit të profesorëve të datës 11 korrik, ka pasur përplasje të forta mes profesorëve, përplasje që ka përfunduar edhe në media. Mirëpo nuk kanë munguar as aludimet se shpërthimi i këtij debati pas zgjedhjeve të 23 qershorit, mund të ketë edhe ngjyra politike, por ndërkohë pjesa tjetër e profesorëve e mohon në mënyrë kategorike këtë gjë dhe thonë se debati i tyre ka vetëm një motiv: atë akademik.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.07.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com