Konflikti Izrael-Liban, në 1 vit 2309 viktima dhe 11 mijë të plagosur! Netanyahu: Përgjigja ndaj Iranit jo në impjante nukleare

Mes 22 të vdekurve në sulmin izraelit në Aitou, në veri të Libanit, janë 12 gra dhe 2 fëmijë. Kështu njoftoi zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut, duke cituar raportet e marra.

“Ajo që dëgjojmë është se në mesin e 22 personave të vrarë kishte 12 gra dhe dy fëmijë. Ne e dimë se një ndërtesë banimi katërkatëshe është goditur. Duke pasur parasysh këta faktorë, ne kemi shqetësime reale për të drejtën ndërkombëtare humanitare, pra për ligjet e luftës dhe parimet e dallimit dhe proporcionalitetit," tha ai, duke bërë thirrje për një hetim'', tha zëdhënësi Jeremy Laurence në një konferencë shtypi në Gjenevë.

Sulmet izraelite ne Liban kanë njësoj të egra si ato ndaj Hamasit dhe Hebzollahut në vendndodhje të tjera. Këtë ë tregojnë shifrat e dëmeve të vitit të fundit. Nga tetori i kaluar sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Liban kanë vdekur mbi 2,309 persona dhe janë plagosur thuajse 11 mijë të tjerë.

Tensionet e lindjes së mesme dhe frika për përshkallëzim mbeten të pranishme, pasi Izraeli është zotuar se do të japë një përgjigje ndaj Iranit për sulmet e 2 Tetorit.

Por, 'Washingon Post' thotë se Benyamin Netanyahu në diskutimet me SHBA ka thënë se Izraeli nuk do të ndërmarrë sulme me objektiva siç janë ato të impjanteve nukleare apo rafineritë e naftës.

Një sulm I pritshëm I Izraelit sipas kësaj bisede të Netanyahut mendohet të ndodhë vetëm në bazat ushtarake strategjike iraniane. SHBA së fundmi e furnizuan Izraelin me një sistem të sofistikuar antiraketë pasi shumica e sulmeve nga kundërshtarët e Izraelit vijnë në rrugë ajrore.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA, 5.9 miliardë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën

SHBA, 5.9 miliardë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën