Oerd Bylykbashi kërcënon punonjësin e Policisë, pengon shoqërimin e protestuesit: Kur të merrem unë me ju, nuk ju ikën shejtani! Kaq po të them

Përplasje nuk munguan edhe te zona e “Zogut të Zi“, ku pati edhe mosmarrëveshje mes qytetarëve, teksa efektivë të policisë ndërhynë për të qetësuar situatën.

Ka qenë një konfrontim i pretenduar për goditje me grusht që ka ndezur gjakrat, teksa palët, ku nuk munguan përfaqësues të PD si deputeti Oerd Bylykbashi, ndërhynë për të penguar arrestimin e një prej mbështetësve të tyre që po akuzohej për sulm.

Bylykbashi u pa teksa ndalonte dy nga personat (pozicioni i të cilëve nuk dihet, por duken si efektivë të veshur civilë) për të marrë të riun. Bylykbashi u kërkon që të mos prekej njeri në protestë dhe se personi të bënte kallëzim dhe s’kishte nevojë as për arrestim në flagrancë as për shoqërim. Gjithashtu ai degjohet teksa thotë se personi shkonte vetë në Polici.

Deputeti demokrat kërkoi që të mos shoqërohen protestuesit, ndërsa efektivi civil i kërkoi që të mos preken punonjësit e policisë.

Debati mes palëve:

Bylykbashi: Mos guxoni të shoqëroni protestuesit!

Polici civil: Mos prek punonjësin e policisë!

Bylykbashi: Ose do merremi ne pastaj!

Polici civil: Merru sa të duash.

Bylykbashi: Kur të merrem unë nuk ju ikën shejtani, kaq po të them! Nuk ka nevojë për arrestim, të bëhet kallëzim, vjen vetë...


Lajmi kryesor:

PD ‘mosbindje civile’ me orar, bllokojnë rreth 3 orë 5 kryqëzimet e Tiranës! Deputetët përplasen me policinë, shpërndahen me ujë e gaz! Shoqërohen 44 protestues (VIDEO)


A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Festat e fundvitit, turistët e huaj zgjedhin Vlorën për të kaluar pushimet

Festat e fundvitit, turistët e huaj zgjedhin Vlorën për të kaluar pushimet