KONGO - Të paktën 15 persona kanë mbetur të vdekur dhe 24 të tjerë janë plagosur gjatë një ndeshje futbolli në kryeqytetin Kinshasa të Republikës Demokratike të Kongos.
 
Sipas burimeve policore dhe zyrtarëve lokalë gjithçka filloi pasi policia lëshoi gaz lotjsellës ndaj turmës së tifozëve që kishin ngacmuar disa policë.

Më pas turma që kishte mbipopulluar stadiumin u përfshi nga paniku dhe në përpjekje për të dalë sa më shpejt nga stadiumi, njerëzit filluan të shtypnin njëri-tietrin.
 
Në një incident të ngjashëm 14 persona humbën jetën muajin e kaluar gjatë një festivali për nder të një këngëtari të famshëm kongolez.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)