KONGO - Aeroporti i Goma-s, kryeqendra e rajonit të Kivu-s, në pjesën lindore të Kongos ka rënë në duart e rebelëve të Lëvizjes së 23 Marsit, M23.

Kjo është bërë e ditur nga një përgjegjës i Kombeve të Bashkuara në Goma pa dhënë shpjegime se sa është numri i viktimave gjatë përleshjeve.

Dje, rebelët kanë kërkuar të nisin bisedimet me qeverinë e Republikës Demokratike të Kongos.

Qeveria kongolese nga ana e saj ka refuzuar idenë e një diskutimi me rebellët.

(lc/shqiptarja.com)