Kongresi amerikan shmang mbylljen qeveritare
Ndërtesa e Kongresit amerikan.
Duke i dhënë fund mundësisë për mbyllje qeveritare në Shtetet e Bashkuara, deri në kohën e festave, Kongresi e ka dhënë miratimin final për një paketë financimi për agjencitë federale.
Kështu, ligjvënësit e kanë shtyrë për vitin tjetër debatin për buxhetin federal.
Senati është takuar në mbrëmjen e së mërkurës për ta miratuar projektligjin dhe për ta dërguar për nënshkrim te presidenti amerikan, Joe Biden, një ditë pas miratimit të dhënë edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve.
“Këtë vit nuk do të ketë mbyllje qeveritare”, ka thënë lideri i shumicës në Senat, Chuck Schumer, në një konferencë për media, pas miratimit.
Paketa e shpenzimeve i mban në qarkullim fondet qeveritare edhe për dy muaj të tjerë, derisa të finalizohen diskutimet për vitin e ri buxhetor. Paketa parasheh fonde deri më 19 janar për disa agjenci federale, ndërsa deri më 2 shkurt, për disa të tjera.
Megjithatë, në projektligj nuk është përfshirë kërkesa e Shtëpisë së Bardhë për t’i ndarë 106 miliardë dollarë si ndihmë për Izraelin dhe Ukrainën, si dhe për ndihmë humanitare për palestinezët.
Ligjvënësit pritet të fokusohen më shumë në atë kërkesë pas Ditës së Falënderimeve, festës tradicionale në SHBA, që festohet rreth fundit të nëntorit./REL
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?
-
Po
73.9%
-
Jo
19.2%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 2407
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vjosa Osmani takon Hillary Clinton, e falënderon për ndihmën e dhënë ndaj Kosovës
18 Maj, 12:27
-
Personi që sulmoi bashkëshortin e Nancy Pelosit dënohet me 30 vjet burg
18 Maj, 11:57
-
Biden-Trump, debate më 27 qershor dhe 10 shtator
16 Maj, 08:09
-
Antony Blinken luan me kitarë në një lokal në Kiev! Bota është me ju
15 Maj, 13:25
-
Lufta në Ukrainë/ Zelensky anulon vizitën në Spanjë! Biden po përgatit dërgimin e raketave Patriot në Kiev
15 Maj, 09:06
-
Zyrtare/ Lamtumirë Milan, Olivier Giroud firmos në MLS deri në vitin 2025
14 Maj, 17:36
-
SHBA/ Burri me veshkë derri vdes dy muaj pas transplantit
13 Maj, 09:21
-
VIDEO/ Giacomo Vrioni shënon në SHBA
12 Maj, 15:11
-
Zgjedhjet në SHBA/ Trump shton sulmet personale ndaj kandidatit të pavarur: Familja e Kennedy Jr, një tufë të çmendurish
11 Maj, 22:43
-
Toka goditet nga stuhia diellore! Aurorat ndriçojnë qiellin gjatë stuhisë së rrallë diellore
11 Maj, 10:45
-
Ministri gjermani i Mbrojtjes në SHBA: Gjermania forcon angazhimin ushtarak
11 Maj, 09:29
-
SHBA/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani takim me profesionistët shqiptarë në Nju Jork, ftesë për bashkëpunim me ILD
10 Maj, 18:12