Kongresi amerikan: Trump zyrtarisht i hetuar për tu shkarkuar si president i SHBA

Kongresi amerikan: Trump zyrtarisht i hetuar për tu shkarkuar si president i SHBA

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan miratoi sot një rezolutë që vë në lëvizje zyrtarisht procesin përmes së cilit komisionet do të vazhdojnë hetimin për të përcaktuar nëse Presidenti Trump duhet të përballet me shkarkim nga posti.

Votimi tregoi përçarjen në Dhomën e Përfaqësuesve mes demokratëve të shumicës, udhëheqësit e së cilëve kishin argumentuar se nuk ishte e nevojshme një rezolutë e tillë për ta bërë procesin legjitim dhe pakicës republikane që deri tani e ka kundërshtuar hetimin duke thënë se është një proces shumë hermetik dhe se atyre nuk u është dhënë një rol i barabartë.

Rezoluta bën thirrje për mbajtjen e seancave publike dhe më pas Komisioni i Zbulimit t’i dorëzojë një raport me përfundime dhe rekomandime Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve, që do t’i rekomandojë gjithë Dhomës së Përfaqësuesve nëse duhet mbajtur votimi për shkarkim apo jo.

Presidenti Trump akuzohet se ka bërë presion mbi homologun e tij ukrainas Zelensky për të ripahur hetimet për ish Zv/presidentin Joe Biden për korrupsion, një lëvizje kjo për të diskredituar Biden që besohet se do të jetë rivali i Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla