Kongresi Botëror i Naftës, Rama
i ‘përkëdheluri’ i Erdogan/Foto

Kongresi Botëror i Naftës, Rama<br />i ‘përkëdheluri’ i Erdogan/Foto
Ky është Kongresi më i madh i naftës në rang botëror ku fjalë përshëndetëse ka mbajtur dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Por pas dyerve të mbyllura në Stamboll pati dhe takime të përzemërta përveç fjalimeve zyrtare të hapura për mediat. Dhe në këto takime ka pasur dhe momente ku Rama shfaqet si i ‘përkëdheluri’ i Erdogan.

Fotoja ku Erdogan i jep mbështetje Ramës është publikuar nga vetë Presidenti turk dhe më pas Rama ia ka ‘rrëmbyer’ për ta publikuar në rrjetin social Facebook.

Ky moment ku Erdogan i prek dorën Ramës duket se është përjetuar dhe nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiç që e ka përcjellë me një buzëqeshje inkurajuese.

Ndërkaq Erdogan përcjell me fotografi të tjera momente nga takimi mbi Kongresin Botëror të Naftës ku sërish bie në sy kryeministri, si gjithmonë për veshjen. Këtë radhë nuk ke çfarë ti kritikosh kryeministrit për veshjen serioze, por mund të sjellim në vëmendje se rama bën diferencën.

Ngjyra që ka veshur kreu i qeverisë shqiptare ndryshon nga shumica e liderëve të tjerë botërorë që ishin përgjithësisht tek nuancat e blusë së errët. Kurse Rama ka përdorur një kostum me ngjyrë gri në ulli të papjekur, dhe një kravatë ngjyrë vishnje.

[gallery]23026[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull