Kongresi e Senati amerikan
sanksione të reja kundër Iranit

Kongresi e Senati amerikan <br />sanksione të reja kundër Iranit
Ndërsa në rajonin e lindjes së mesme thellohen paqartësitë për të ardhmen, negociatorët e Kongresit dhe Senatit Amerikan, kanë arritur një marrëveshje mbi një raund të ri sanksionesh kundër Iranit.

Sektori i energjisë, transportit dhe sigurisë janë në shënjestër të sanksioneve të reja të cilat kanë si qëllim t’i imponohen Teheranit për të hequr dorë nga armët bërthamore.

Projekt-ligji final i paraqitur të hënën zgjeron sanksionet e mëparshme, ndërsa pritet të votohet nga Dhoma e Përfaqësuesve ditën e mërkurë. Sakaq, në lidhje me sanksionet është shprehur edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, i cili ka theksuar se presioni përfundimisht do ta detyrojë Iranin ta “bëjë atë që është e drejtë”.

Ndërkaq, Paneta pritet të vizitoje Izraelin, liderët e të cilit janë shprehur se po të jetë nevoja do të përdorin një sulm ushtarak për ta ndaluar Iranin që të zhvillojë armë bërthamore.

Sakaq Uashingtoni, megjithë mbështetjen ndaj Izraelit, i ka kërkuar aleatit të tij t’i japë më shumë kohë Iranit përpara se të ndërmarrë hapa të pakthyeshëm.

Megjithatë kohë më parë, presidenti amerikan është shprehur se në lidhje me Iranin të gjitha opsionet janë në tavolinë.
(km/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Do ikte nga Kakavija me 29 mijë euro në zarf! Procedohet 43-vjeçari banues në Greqi

Do ikte nga Kakavija me 29 mijë euro në zarf! Procedohet 43-vjeçari banues në Greqi