Kongresi i 24-të i Mjekësisë Ushtarake, 250 mjekë nga ushtritë e 6 vendeve të Ballkanit mblidhen në Tiranë

Ditën e sotme në Tiranë është zhvilluar ceremonia hapëse e Kongresit të 24-të i Mjekësisë Ushtarake Ballkanike. Në këtë Kongres kanë marrë pjesë 250 mjekë ushtarakë nga 6 ushtri të vendeve të Ballkanit. Tema e këtij kongresi, ku marrin pjesë mjekë ushtarakë nga Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Rumania, Serbia dhe Turqia, është "Sfidat e reja të mjekësisë ushtarake".

Kongresi në fjalë do të zgjasi për 5 ditë me radhë ku pritet të zhvillohen sesione shkencore dhe diskutojnë për sfidat e reja të mjekësisë ushtarake. Ky është aktiviteti më i madh i organizuar ndonjëherë në fushën e Mjekësisë Ushtarake në vendin tonë.

Ceremoninë hapëse të kongresit e përshëndeti edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila vlerësoi rolin e këtij kongresi, jo vetëm për zhvillimin e mjekësisë ushtarake, por edhe për të forcuar lidhjet mes vendeve të rajonit.

“Bashkëpunimi në fushën e mjekësisë midis vendeve të rajonit tonë është një kërkesë e domosdoshme për të çuar përpara zhvillimin e shkencës ushtarake mjekësore, por edhe një element që forcon lidhjet midis vendeve tona. Në eksperiencën tonë të pas viteve ’90, ne konstatojmë me kënaqësi se ka pasur një rritje progresive dhe cilësore të këtij bashkëpunimi. Ai ka marrë formën e trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta të strukturave tona mjekësore me vendet e rajonit. Një numër impresionues i personelit tonë ushtarak ka kryer kurse dhe trajnime kualifikuese në specialitete të ndryshme të fushës së mjekësisë në këto vende ndërkohë që një numër i konsiderueshëm i personelit tonë ushtarak janë trajtuar për probleme të ndryshme shëndetësore pranë institucioneve mjekësore të vendeve tuaja.”- u shpreh ministrja Xhaçka, e cila falënderoi Turqinë dhe Greqinë për mbështetjen e pakursyer dhe tepër bujare për Forcat tona të Armatosura, në fushën e mjekësisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja