Kongresi i PDIU, ja batutat e Ramës
me Shpëtim Idrizin dhe Mesila Dodën

Kongresi i PDIU, ja batutat e Ramës<br />me Shpëtim Idrizin dhe Mesila Dodën
Kryeministri Edi Rama teksa ka folur në konventën e Partisë Drejtësi, Integrim e Unitet nuk ka lënë mënjanë edhe batutat e tij ndaj kreut të PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe deputetes Mesila Doda.
 
Rama ka thumbuar deputeten Doda për ngjyrën e fustanit që ajo kishte veshur në këtë takim, ku i ka thënë se ajo është veshur me ngjyrën e Rilindjes.
 
E teksa shoh Mesila Dodën të veshur me ngjyrën e Rilindjes, nuk kam se si ta nis fjalimin me Prengë Gjokën”, tha Rama.

Duke u ndalur tek fqinjët grek, Rama tha se “Altarin e tij të parë, Zeusi e pati në shpatet e Çamërisë…shpresoj që të mos ma marrin për keq fqinjët tanë se Zeusi është çam”, vijoi Rama.

Ndërkohë që ka pasur ehde një mesazh për Idrizin, të cilit i ka thënë se nacionalizmi prish fqinjësinë e mirë. “Shpëtim Idrizi nacionalizmi prish fqinjësinë e mire” ka thënë Rama ndërkohë që ka shtuar se,  “Sa mirë Shpëtim që fole ti aq gjatë, se kështu nuk do merret njeri me mua”, tha Rama.

Por ai ka folur edhe për shoqatën Vatra, e cila,sipas tij, e shikon sit ë dyshimtë.

Të falëndëroj shpëtim që më bërë bashkë me shoqatën “Vantra” në këtë Kuvend, se ata më shohin si të dyshimtë”, tha Rama.

Lidhur me kritikat e Idrizit ndaj Ramës, kryeministri u është përgjigjur me humor. “Shpëtimi më bëri kritika këtu, në Pallatin e Sportit. Pikërisht këtu ku është koshi i basketbollit. Dhe unë kam luajtur basketboll duke mësuar se aty gjuhet më i gjati, në politikë më i madhi, në jetë ai që bën më shumë dhe ajo ai që bën çfarë mundet, por s’ka mundësi për më shumë. Ne ju ndjekim që ju rriteni, por sigurisht jemi të pakënaqur, se mund t’i kishim ne ato vota”, tha Rama.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi