TIRANE- Grupi i punës i ngritur pranë Partisë Socialiste për ndryshimet në statut e kishte konsideruar të përfunduar punën e tij deri në momentin që Ben Blushi la të hapur mundësinë se mund të kandidojë për kreun e partisë. Deri më tani, grupi i punës i kryesuar nga Fatmir Xhafaj kushte parashikuar që mandati i kryetarit, që është edhe ndryshimi më i rëndësishëm që pritet të bëhet statutit të bëhej sipas partisë laburiste. Ky është zbatimi i modelit anglez, që saktëson se, kur kryetari i partisë fiton zgjedhjet parlamentare, atëherë nuk ka nevojë për rizgjedhje në parti.
/Shqiptarja.com












