Kongresi, Kodheli: Pushteti nuk e
ka ndarë PS-në, kemi qeverisur mirë

Kongresi, Kodheli: Pushteti nuk e<br />ka ndarë PS-në, kemi qeverisur mirë
TIRANE - Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, njëherësh koordinatore e PS-së tha se e sheh me entuziasëm prezencën e madhe të të rinjve në Kongresin e partisë. Ajo tha se në PS nuk ka përçarje tashmë që partia është në pushtet, pasi vendi është duke u qeverisur mirë. Në një prononcim për Report TV para Kongretit të PS-së, Kodheli tha se më i rëndësishëm është procesi sesa rezultati.
 
"Është e rëndësishme që mbarëvajtja e punës sonë të dalë me rezultate të frytshme. Jam më shumë se sa e surprizuar, në ditët e sotme në gjykimin tim e gjykoja gabim rininë të mefshtë duke u marrë gjithë ditën me Facebook-un, por e kisha gabim ata janë të angazhuar. Më entuzizmoi prezenca e tyre, dhe veçanërisht e grave që janë ndoshta pjesa më e mirë e shoqërisë. PS është e tillë, debati ka qenë gjithmonë prezent, kjo është demokracia. Kongresi thjesht dhe vetëm do të jetë një festë e madhe për partinë politike më të madhe në vend. Gjithsekush ka të drejtën të japë një propozim, siç është referendumi. Procesi është më i rëndësishëm sesa rezultati për mua. Pushteti nuk ndan nëse qeveriset mirë", u shpreh Kodheli.
 
Ndërsa deputetja Esmeralda Shkjau tha se diskutimet brenda partisë janë të nevojshme edhe kur ka qëndrime të kundërta pasi i shërbejnë demokracisë.
 
"Më gëzon pjesëmarrja shumë e madhe e anëtarëve të Partisë Socialiste. Ka pasur diskutime të nevojshme jo vetëm në PS por në të gjitha partitë duhet të ketë, kjo na konsideron mendjehapur. Është një diskutim i hapur që bëhet brenda partisë sonë", tha Shkjau. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare