Kongresi PS, numërohen
sot votat për Asamblenë

Kongresi PS, numërohen<br />sot votat për Asamblenë
TIRANE- Partia Socialiste vazhdon sot numërimin e votave të 1500 delegatëve të Kongresit PS, për të zgjedhur emrat e rij të Asamblesë Kombëtare. Festa e Kurban Bajramit detyroi Partinë Socialiste të shtyjë numërimin e votave për ditën e sotme, por mesa duket numërimi do vzhdojë edhe ditën e nesërme.

ASAMBLEJA
Janë ngritur tre grupe pune me nga shtatë anëtarë secili, dhe siç raportohet nga komisioni i ngritur, numërimi vazhdon intensivisht në ambientet e selisë PS ku dhe janë transferuar kutitë me fletët e votimit. Kutitë e dyllosura u transportuan nga Pallati I Kongreseve, ku u zhvillua të shtunën Kongresi PS, drejt selisë rozë. 1 500 delegatët e pranishëm në Kongresin e PS kanë hedhur votën për të përzgjedhur 120 anëtarë të Asamblesë së Partisë Socialiste, ndërsa 65 anëtarë të tjerë hyjnë automatikisht. Automatikisht në Asamble hyjnë dhe ish kryeministra, ish kryetarë kuvendi dhe funksionarë të lartë publik si dhe kryetarët e partive të rretheve të cilët janë organizuesit e punës në bazë.

Në listën e të përzgjedhurve janë emra si Anastas Angjeli, Agron Duka, Besnik Dervishi e Bashkim Zeneli, Ilir Zela, Mezan Malaj e Musa Ulqini, Petrit Ago apo Luan Hajdaraga, Natasha Paço apo Kozeta Fino, etj., kanë qenë bashkëpunëtorë të ish kryetarit të PS. Por që pas vitit 2005, në një mënyrë apo në një tjetër, kanë qenë të distancuar nga PS. Pas 6 vjetësh pa ndonjë aktivitet të dukshëm politik, ata rikthehen në listat për të qenë direkt anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Por në listën e atyre që duhet të jenë anëtarë të Asamblesë nuk mungojnë as të rinjtë, të cilët, kanë "bashkëjetuar" me Edi Ramën sidomos në këto vite të vështira pas humbjes së zgjedhjeve të 2009 dhe humbjes së bashkisë së Tiranës në 2011. Kështu, emrat e Erion Veliajt, Arbi Maznikut, Artan Lames apo diplomatit analist Dritan Hila, të profesoreshës Iris Luarasi apo Adelina Farricit e Etjona Hoxhës, janë disa nga prurjet e reja që PS ka sjellë menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare dy vite më parë. Kështu, Edi Rama, ka vendosur të ndërthurë brezat e të vjetërve dhe të rinjve, duke plotësuar idenë e tij për bashkimin e madh në Partinë Socialiste.

(s.g/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?