Kongresi se mbështet, Trump tërhiqet
nga zëvendësimi i "Obamacare"

Presidenti Donald Trump ka tërhequr nga votimi legjislacionin i cili do të shërbente si një zëvendësim për "Obamacare".
 
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongres, Paul Ryan, ka deklaruar se ai dhe presidenti Trump vendosën ta tërhiqnin propozimin pasi nuk arritën të sigurionin 215 votat e nevojshme për kalimin e tij në Kongres.
 
Shfuqizimi dhe zëvendësimi i programit të njohur si "Obamacare", ishte një nga premtimet më të mëdha të presidentit Donald Trump gjatë fushatës së tij elektorale në zgjedhjet presidenciale të 2016.
 
"Akti për Kujdesin e Përballueshëm Shëndetësor", ose si njihet ndryshe "Obamacare", e cilësuar si arritja më e madhe dhe trashëgimia e ish-presidentit Obama, vazhdon të mbetet në fuqi edhe pas shtatë vitesh kundërshtim nga ana e republikanëve.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime