Kongresi, zgjedhja e Presidentit të
FIFA-s, Infantino sfidohet nga sheiku

Kongresi, zgjedhja e Presidentit të<br />FIFA-s, Infantino sfidohet nga sheiku
Kongresi i Jashtëzakonshëm i FIFA-s do të zgjedhë sot presidentin e ri. Dy kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e institucionit janë Gianni Infantino, krahu i djathtë i Michel Platini te UEFA dhe Princi i Jordanisë, sheiku Al-Khalifa.

Kongresi do të aprovojë edhe një sërë reformash, të cilat kanë si synim të pastrojnë imazhin e FIFA-s.

Statuti i ri i FIFA-s do të kufizojë edhe periudhën e një presidenti në krye të futbollit botëror.

Blatter qëndroi në pushtet për 17 vjet, ndërsa paraardhësi i tij, Havelange për plot 24 vjet, por drejtuesi i ri nuk do të mund të qëndrojë më tepër se tre mandate. 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të