Ngërçi politik ku është futur Shqipëria që pas nisjes së protestës së PD në 18 shkurt dhe bllokimi i Reformës në Drejtësi ka bërë që 6 kongresmenë amerikanë të zbarkojnë në Tiranë për të negociuar me palët.
Delegacioni me 6 kongresmenët kryesohet nga Bob Goodlate, i cili është kryetar i Komisionit të Ligjeve.
Delegacioni i Kongresit Amerikan përbëhet nga Kryetari i Komisionit të Ligjeve Bob Goodlatte, Steve King, Dave Trott, Matt Gaetz, Peter DeFazio, David Cicilline, ndërsa u shoqëruan nga ambasadori i SHBA në Tiranë Donald Lu.
Gjashtë kongresmenët takuan këtë pasdite kryetarin e PD, Lulzim Basha, me të cilin biseduan për rreth 90 minuta. Ndërkohë në mesditë ata takuan kreun e shtetit Bujar Nishani.
Vizita e kongresmenëve është një tjetër përpjekje e Uashingtonit për t'i dhënë zgjidhje ngërçit politik në vend.
Ndërkohë të hënën SHBA do të dërgojë në Shqipëri zv/ndihmës sekretarin e shtetit Hoyt Brian Yee.

(Kongresmenët amerikanë pas takimit me Bashën)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com